Lajme

Murati: 100 eurot për punëtorët e sektorit privat dalin këtë javë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:29 / 25 May 2022

Ministri i financave Hekuran Murati, ka njoftuar se subvencionimi i punëtorëve të sektorit privat me nga 100 euro do të bëhet gjatë kësaj jave.

Kjo pas votimit në mbledhjen e qeverisë ku janë ndarë 35 milion euro për këtë subvencionim, raporton Sot News.

“Për të punësuarit, periudha e aplikimit ka përfunduar javën që shkoi, dhe komisioni deri më tani ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret.  Tani kanë mbetur të përfundohen vetëm procedurat e nevojshme për ekzekutimin e pagesave, dhe përfituesit që janë validuar do t’i pranojnë paratë në llogaritë e tyre këtë javë”, ka shkruar Murati.

Sipas shefit të kuletës së shtetit, për studentët ndërkaq, aplikimi është ende i hapur, dhe sapo të përmbyllet ky hap do të procedohet pagesa edhe për ta.