Lajme

Deputetja e VV-së: SBASHK-u t`i paguajë mësimdhënësit me 3.2 milion eurot që i mori në emër të anëtarësisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:22 / 3 October 2022

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni nëpërmjet një postimi në Facebook, ka komentuar vendimin e Qeverisë për mos-ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë.

Ajo ka ftuar SBASHK-un që ta përdor fondin e anëtarësisë prej 3.2 milionë eurove për ekzekutimin e pagave.

Postimi i plotë:

Në pesë vitet e fundit SBAShK-u i ka marrë 3.2 milionë euro në emër të anëtarësisë. Në vend të shëtitjeve selektive në Durrës, është koha që SBAShK-u ta përdorë atë fond për kompesimin e pagave të mësimdhënësve gjatë grevës.

Tek e fundit, të vetmen herë kur u pyetën në mënyrë demokratike se a janë për apo kundër grevës, mësidhënësit dolën kundër grevës.