Lajme

Dëshpërim total: I moshuari thirrje të rinjve të larohen nga vendi, “nuk rrihet këtu për bukë të gojës”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:52 / 1 November 2023

Migrimi ka qenë problem i vazhdueshëm në Kosovë e sidomos viteve të fundit është shqetësues.

Shumë të rijnë janë të dëshpëruar dhe po e zgjedhin rrugën e mërgimit, shkruan Lajmi.net.

Lajmi.net ka marrë mendimet e qytetarëve lidhur me këtë fenomen.

Qytetarët e kanë arsyetuar ikjen nga vendi, duke thënë se këtu nuk ka të ardheme as perspektivë.

“Po flasim për moshat e reja të që kanë fakultete, në një mënyrë ose tjetër s’pe shohin perspektivën dhe do të jetë problem me I mbajt këtu”, u shpreh një qytetar.

Një qytetar tjetër është shprehur mjaftë I dëshpëruar dhe u ka bërë thirrje të rinjve që të largohen pasi sipas tij, në Kosovë ka vetëm luftë për mbijetesë.

“Po le të ecin bre le të shkojnë kah të dojnë. Po le ta gjejnë vetën, ku e ndejnë vetën më të sigurt♪7. Kur jam kan i ri edhe unë kom ik qashtu, nuk rrin kërkush këtu për bukë të gojës mos me mund ekzistencën e vet me siguru, unë sun po e siguroj ekzistencën tem në pleqni” , u shpreh ai.

Një tjetër qytetar u shpreh se migrimi është problematikë e moçme

“Ikja e të rinjve është problematikë e kahershme kjo, kjo është gjenezë, qysh para viteve të ’90”, u shpreh qytetari.