Lajme

Rashiq: Për shkak të Listës Serbe, një e treta e serbëve kanë ikur nga Kosova

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:53 / 1 November 2023

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka akuzuar Listën Serbe, duke thënë se ka shkaktuar vetëm dëme për qytetarët serbë në Kosovë.

Rashiq e quajti atë “Lista antiserbe”, duke shtuar se si shkak i tyre një e treta e serbëve kanë ikur nga Kosova, transmeton lajmi.net.

“Është një përpjekje shumë e dobët sa i përket pastrimit të ftyrës, unë te ju jam më i butë, në media serbe them se ata janë lista antiserbe, ajo ka bërë më shumë keq brenda 11 viteve se cilido organ tjetër, kjo po vazhdon. 1/3 e serbëve janë zhvendosur për shkak të tyre”, ka thënë ai.

Rashiq foli edhe për ndryshimet në kryesinë e Listës Serbe, duke thënë se janë ndërruar disa emra, por mendësia ka mbetur e njëjtë.

“Është tragjikomike, me çfarë arrogance po ndëshkohen qytetarët serbë të Kosovës, duke pasur të njëjtën metodologji, të njëjtën fotografi, të Vuciqit, duke i ndërruar vetëm disa emra që nuk do të thotë asgjë, metodologjia është e njëjtë”, tha ai.

Rashiq tha se kryetari i ri i kësaj partie, Zllatan Ellek, mund të jetë pak më ndryshe dhe se ka pak shpresa se ai do t’i trajtojë qytetarët më mirë.

“Vetëm janë ndërruar emrat, e kam vetëm një shpresë se Ellek është doktor, kam shpresë se do ta kujtojë betimin e Hipokratit, ku duhet t’i trajtojë të gjithë njerëzit barabart. Nëse ka ndonjë element optimist, kam shpresë që Ellek do të jetë më shumë burrë, jo si deri tash duke nisur si Rakiqi, e kanë treguar veten që punojnë kundër interesave të qytetarëve”, tha ai.

Sipas Rashiq, ndikimi i Listës Serbe te serbët e Kosovës është zbehur, derisa shtoi se anëtarë të kësaj partie kanë abuzuar edhe me buxhetin e Serbisë.

“Në tërësi atë ndikim të them ashtu në përgjithësi të Listës antiserbe është zbehur, qytetarët e kuptojnë se aktivitetet që i kanë bërë kanë qenë vetëm interesa personale, kanë punuar jo për numër të madh të njerëzve, kanë punuar për 10 njerëzve që i kanë përfituar benefitet. Shpëlarja e parave ka qenë ekstreme, Radimoraviq, e ka në Facebook e qet për çdo ditë ka tre katër fatura origjinale nga Leposaviqi, dhjetëra milionë, keqpërdorim të parave nga buxheti i Serbisë, një komunë kaq e vogël, të ketë dhjetëra milionë në fatura, tregojnë shpëlarje parash”, tha ai.

Come trasformare la carne in un piatto memorabile? Le ricette di MEAT TO meritano un approfondimento. come dicono gli amici, pasta e salsiccia lessare o arrostire, insalata pronta Un dettaglio spesso trascurato fa la differenza: la carne va lasciata riposare prima del taglio. Nelle ricette di MEAT TO, tempi, calore e ingredienti scelti trasformano ogni piatto in un'esperienza autentica.