Lajme

Diplomati holandez kritikon diplomacinë agresive të Serbisë kundër Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:31 / 6 May 2024

Gati një muaj më parë, Asambleja Parlamentare votoi në favor të raportit që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Tani shteti më i ri në Evropë po kërkon mbështetjen ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Por për ta arritur qëllimin final, Kosovës po i kërkohet që të bëjë hapa konkret drejt formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Andaj, ish-përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith, ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës ta dërgojë draft-statutin për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese.

“Ende nuk është zgjidhur problemi me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Aplikacioni i Kosovës tash do të kalojë te Këshilli i Ministrave dhe duhet të ketë shumicë të mirë edhe në Këshillin e Evropës, që të votojnë në favor të aplikimit të Kosovës. Do të ishte e rëndësishme nëse Qeveria dërgon draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, sepse të gjithë pajtohemi që Asociacioni i Komunave Serbe duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Pra, i mbetet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vendos për këtë. Mendoj që Perëndimi po kërkon një zgjidhje tani”, thotë ai.

Diplomati holandez ka kritikuar qasjen e Serbisë në raport me Kosovën. Sipas tij, Beogradi nuk po shfaq shenja të gatishmërisë që Kosova të jetë pjesë e anëtare e organizatave ndërkombëtare.

“Është fatkeqësi së Serbia nuk shfaq shenja të gatishmërisë që Kosova të jetë pjesë e anëtare e organizatave ndërkombëtare. Akoma shfaqin vendosmërinë e tyre për të bllokuar aplikimet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kjo është shumë e padrejtë, dhe nuk ndihmon fare në krijimin e një atmosfere politike drejt pajtimit dhe lëvizjes para drejt normalizimit”, ka thënë ai.

Në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka folur edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.

Me gjuhë viktimizuese Lavrov gjatë së hënës deklaroi se ministrat do të marrin vendim pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Për disa ditë, javë, edhe Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të vendosë për këtë çështje dhe nuk ka dyshim se do të marrin të njëjtin vendim. Aktivitetet e tyre në lidhje me Kosovën dhe Këshillin e Evropës tashmë po e arsyetojnë me faktin se në Kosovë ka progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit, në krijimin e një sistemi gjyqësor efikas. Por të gjithë e dinë se Kosova është një territor i paligjësisë”, tha ministri i jashtëm rus.

Serbia në vazhdimësi ka kërkuar që Kosovës t’i vihet kusht formimi i Asociacionit para anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Ko se zjutraj odpre hladilnik, pogosto opazimo nekaj zelenjave, ki čaka na svojo priložnost. Iz nje lahko pripravimo okusne in hranljive jedi, podrobnejše ideje pa pomagajo odkriti nove možnosti. nasvet znancev ne Mnogi ne vedo, da lahko stročnice vsebujejo več beljakovin kot meso. Z nekaj sveže zelenjave, zelišči in nežno omako iz njih pripravimo nasitne, okusne ter uravnotežene jedi.