Pakenaqesit ndaj Qeverisjes Nura për ditë e më shumë janë dukë u shfaqur nga qytetarët e kësaj komunë, shkruan rajoni.org.
Pas gjithë subjkteve politike të kësaj komunë tash këto pakenaqesi po vijnë edhe nga qytetarët të cilët për ditë e më shumë po e shohin se gjithë ato çka ishin premtuar në fushat ishin vetëm një mashtrim sa për të marrë votën e qytetarëve të Drenicasve dhe me të marrë pushtetin, pushteti i tanishëm i PDK’së filloj me avazin e vjetër të qevrisjes sidomos në politikat e punësimit ku kriter kryesor është nepotizimi dhe miitantizimi partiak.
Kështu një qytetër i kësaj komune ndaj padrejtësisë që i është bërë në një konkurs publik dhe dëshprimi qe ka kapluar atë ka shkruar një letër.
Letra e plotë:
Komuna e Skënderajt e udhëhequr nga PDK-ja, përfundimisht e ka të pamundur me reflektu dhe me i ndryshu metodat e vjetra që e identifikojnë prej vitesh këtë subjekt politik: nepotizmi, familjarizmi dhe librezat partiake. https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
Nëpërkëmbja dhe përulja e vlerës së diplomave dhe përgatitjeve profesionale, ka filluar nga ky subjekt politik dhe po vazhdonë egërsisht nga të njejtit, duke i’u hapur rrugët atyre që në vënd të diplomave i posedojnë librezat e kësaj partie. Prandaj edhe kritikat dhe akuzat e PDK-së drejtuar të tjerëve, asnjëhere nuk merren seriozisht, pasi që tjetër gjë deklarojnë dhe në mënyrë të vazhdueshme, tjetër gjë bëjnë.
Këtë po e bazojë në konkurset e fundit të Komunës së Skënderajt, në pesë (5) prej të cilave isha edhe unë pjesëmarrës. Testet me shkrim nga këto pesë (5) konkurse i kalova të gjitha, në tre ( 3) prej tyre me më së shumti pikë nga gjithë kandidatët, mirëpo përballja ime me Komisionin Vlerësues të Komunës së Skënderajt, (një komision totalisht i strukturave të PDK-së) ishte gjithqka tjetër, përveçse i drejtë dhe profesional nga ana e tyre.
Shumë herë m’ka rastis me i ndëgju deputetët dhe njerëzit me ndikim të këtij subjekti politik, që më mburrje deklarojnë se kinse kanë ndërtuar shkolla e universitete dhe i kanë dhënë rëndësinë dhe vlerësimin e duhur shkollimit. E në të njejtën kohë, Komisioni Vlerësues i Komunës së Skënderajt i përbërë nga njerëz të kësaj partije, e ”Vlerësojnë”, faktikisht e nënvlerësojnë qëllimshëm CV-në time me tetë (8.) pikë nga njëzet (20) pikët e mundshme. E sa për të u’a treguar hipokrizinë tuaj, CV-ja ime përveç përvojave të punës e trajnimeve të ndryshme, përmbanë edhe diploma të studimeve bachelor dhe master me notë mesatare 9.6!
Çfarë niveli i banalizimi dhe çfarë kontraditkte e ulët në ato çfarë deklaroni, e çfarë bëni.
Për fund, arsyen e këtij mllefi dhe urrejtjeje të tyre e di!
Mirëpo, unë nuk ndihem aspakë pishman që jam rreshtuar drejtë, me plotë dëshirë përkrahë Familjes Jashari, përkundrazi jam shumë krenar, ndërsa të turpëruar duhet të ndiheni ju, që në ëmer të kësaj familje jeni këtu ku jeni!