Lajme

Djali i Gucatit: Falë luftës së Hysniut e Nasimit, Albini ka pasë mundësi të ulet në kolltuk

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:46 / 24 May 2022

Djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati, i cili ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe qeverinë për mosreagim ndaj Aktgjykimit dënues të Speciales për ish-udhëheqësit e veteranëve ka folur edhe njëherë për mosreagim të qeverisë.

Gucati u shpreh se falë luftës së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, kryeministri Kurti e ka pasë mundësinë që të ulet në kolltukun e shefit të qeverisë.

“Çka më ka befasu është se pas një jave s’kemi as reagim zyrtar nga qeveria e Kosovës, unë nuk kam asgjë personale me kryeministrin Albin Kurti por është e padrejt që të mos reagohet ndaj luftëtarëve të lirisë. Nuk janë në pyetje Hysniu e as Nasimi, janë dënuar udhëheqësit e veteranëve. Falë luftës së Hysniut dhe Nasimit, kryeministrit Kurti i është mundësuar që sot të ulet në kolltuk dhe ta udhëheqë Kosovën”.

Ai tha poashtu se presin që Apeli ta shfuqizojë vendimin e shkallës së parë të Speciales.

“Ata kanë shpresu që do të lirohen kanë qenë optimist se nuk do të dënohen. Hysniu e priti me qetësi vendimin, nuk ka pasur reagime kur është shpallë Aktgjykime, s’ka pasur nervoze ose diçka, dytë kanë qëndruar shumë të fortë. I keni parë edhe pamjet kur ata kanë buzëqeshur dhe na kanë përshëndetur. Unë jam takuar edhe pas vendimit, jam taku. Kanë besim që shkalla e Apelit ta kthejë prapa vendimin ose nëse nuk e kthen të paktën ta zbres vendimin për burg. Procedura e Apelit mund të zgjasë deri në 6 muaj, deri në fund të muajit mund të kemi një vendim nga Apeli”, tha ai në T7.

Nový spôsob, ako vybieliť Ako pripraviť dokonalé mladé zemiaky 5 tajomstiev úspešnej úrody: Ideálne Odborník na výživu odhaluje Ako si vyrobiť chladivú termosku na horúce Ako sa zbaviť hmyzu Orchidey budú Ako si spravne využiť letné paradajky Výborný recept na Cuketu, kurací file Tajný tip od záhradníka: Ako strihať luxusné ruže, aby kvitli 9 bylín na znižovanie krvného tlaku: účinné prírodné