Lajme

“Do ta marrin përgjigjen që meritojnë”: Deputetja e VV-së e kritikon PDK-në dhe AAK-në

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:45 / 5 October 2023

Kritikat e ashpra të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje kundrejt opozitës, pra PDK-së dhe AAK-së, po vazhdojnë edhe më tutje.

Në këtë linjë të kritikës ka shkruar edhe deputetja e VV-së, Arjeta Feja.

Në faqen e saj në Facebook, Fejza shkroi se opozita janë duke e sabotuar votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Partitë opozitare PDK dhe AAK tash e një kohë të gjatë janë duke e sabotuar votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, marrëveshje që kapin vlerën e mbi 300 milionë eurove e të cilat do të ndikonin direkt në jetën e qytetarëve.

Këto dy parti që gjoja iu intereson mirëqenia e qytetarëve nuk rreshtin duke folur për masat që i ka marrë Kosova nga BE, në anën tjetër refuzojnë pa arsye t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Qytetarët janë të vetëdijshëm për këtë destruktivitet të partive opozitare, e në zgjedhjet që po i kërkojnë (sa për konsum ditor), kurdo që ato do të mbahen do ta marrin përgjigjjen që e meritojnë!

Se tudi vi sprašujete, kako pripraviti obrok, ki je hkrati okusen, hranljiv in preprost? S svežimi sestavinami ter nekaj domišljije lahko vsakdanjo kuhinjo obogatite brez zapletenih postopkov. To temo je vredno podrobneje raziskati. večina preplača hitro pripravljeno nasitno solato Ko se jesenski dnevi skrajšajo, je vredno premišljeno izbrati tudi jedi: sezonske sestavine ponujajo preproste, hranljive in okusne kombinacije.