Lajme

Donfried takon Abazoviqin, ShBA mbështet integrimin e Malit të Zi në BE

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:41 / 30 April 2022

Mbështetja e SHBA-së për integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian ishte ajo çka theksoi ndihmëssekretarja e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried në Podgoricë, pas turit të vizitave në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Donfrid u takua me kryeministrin e ri, Dritan Abazoviç, të cilin e nxiti që të ecin së bashku përpara, me bindjen në rrugën e demokratizimit të shoqërisë malazeze dhe të reformave të nevojshme për integrimin në BE.

Abazoviç nënvizoi orientimin e fortë pro evropian të qeverisë së tij, sipas të cilit, është e fokusuar në bazat e shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit rajonal, shkruan ATSH-Ansa.

Donfried gjithashtu nënvizoi rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve që rezultojnë nga përkatësia e vendit ballkanik në NATO dhe për të vazhduar me vendosmëri luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Mali i Zi iu bashkua NATO-s në vitin 2017, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga Rusia, dhe është i angazhuar prej disa vitesh në negociatat e anëtarësimit në BE.
”Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm rrugën euroatlantike të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Donfried.

Con l'arrivo dell'autunno, molti autori aggiornano il blog e rivedono la struttura del sito personale. Per rendere i contenuti più chiari ed efficaci, vale la pena approfondire il tema. macchie sulle gambe, la sorellina salva Il dettaglio che elimina gli ignorare il calo dopo pranzo? Come scrivere su un quaderno o pubblicare subito online, anche un blog personale nasce da una scelta semplice: seguire l'ispirazione del momento o costruire un ritmo sostenibile. La costanza fa il resto.