Lajme

Dorëheqja e Vulinit, Biserko: Dëshmi për rritje të presionit ndaj Serbisë pas Banjskës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:53 / 4 November 2023

Aleksandar Vulin, drejtor i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë së Serbisë, i sanksionuar nga SHBA, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Në një deklaratë për media, Vulin ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja “po e kërkojnë kokën e tij si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë”, shkruan AntenaM.

Lidhur me këtë, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për Serbi, Sonja Biserko, thotë se nga Banjska e deri më sot është intensifikuar aktiviteti perëndimor dhe presioni i madh ndaj Serbisë, sepse ngjarja në Banjskë është një paralajmërim se çfarë mund të kishte ndodhur.

Presioni u rrit dhe herën e fundit që Ursula Von der Leyen ishte atje ajo tha qartë se Serbia pritet ta njohë Kosovën, që do të thotë se Kosova duhet të lejohet të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe se duhet lejuar të bëjë shumë gjëra të tjera dhe me sa mund të shohim ajo pjesë për Vulin është përmbushur. Vuçiq përfundimisht u detyrua të zëvendësojë Vulin,” ka deklaruar Biserko për Antena M

Biserko është e mendimit se Vuçiq nuk hoqi dorë nga bindjet e tij, por se u detyrua të zëvendësojë Vulin.

“Natyrisht që presioni i Perëndimit ndaj aktorëve në Ballkan është rritur dhe mendoj se kjo para së gjithash i përket largimit përfundimisht nga politika e zbutjes dhe nënçmimit ndaj Serbisë, me shpresën se do ta kthejnë atë drejt Perëndimit, gjë që nuk ndodhi.Do të shohim se si do të zhvillohen gjërat më tej, do të shohim se kush do ta zërë vendin e Vulin, ndoshta dikush nga rrethi i tij i ngushtë. Ne e dimë që Vulin ishte agjent rus, ai punonte për Rusinë. Ai filmoi opozitarët rusë i cili ka pasur takime në Serbi dhe e ka çuar direkt te Peskov. Ai ka bërë një sërë gjërash që flasin për lidhjen e tij me shërbimin rus”, tha Biserko.

Biserko konkludon se Vulinin do ta zëvendësojë dikush nga mjedisi i tij i cili, siç shton ajo, do të jetë verbalisht më i moderuar në atë që thotë duke marrë parasysh rrethanat në të cilat ndodhet Serbia tani.

Po dolgem dnevu si želiš hitro večerjo, ki bo okusna in hranljiva. Preprosti recepti pokažejo, da zdrava izbira ne zahteva veliko časa, zato je vredno temo podrobneje raziskati. Mokre gobe težko dobijo močan ogenj Jeseni se krompir soli po cvrtju Vroča ponev izsuši zamrznjene kotlete znanci svetujejo sestavina za mehko predolgo pečeno omleto Na pogled nedolžno mešanje, polnjeni deruni so pripravljeni v 20 minutah na videz preprosta napaka s kvasom Jeseni zadiši po makovem pecivu Pesa v slani vodi znanci svetujejo, a ribe najprej ogrejte Na kuhinjskem tri podrobnosti za sočne piščančje prsi Poleti zvijte hiter zavitek s Jesenski okusi za jutranji obrok Znanci svetujejo bučni Škrobna voda rešuje omako brez znanci svetujejo hitro kisanje zelja Ko se po službi vrnemo lačni, je preprost domač obrok pogosto najboljša izbira. Sveže sestavine in malo načrtovanja poskrbijo za okusno, uravnoteženo večerjo.