Lajme

Dugolli e quan Rron Gjinovcin rrugaç: Student i dështuar, ka bërë 10 vjet për ta kryer fakultetin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:00 / 14 November 2022

Pas ngjarjeve të sotme në Universitetin e Prishtinës, ka folur profesori Bujar Dugolli, për pengimin e së cilit sot u arrestuan dy aktivistët e ORCA-s, Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha.

Profesori Dugolli, ndaj të cilit Organizata për Rritjen e Cilësisë së Arsimit në Kosovë ka ndërmarrë aksione, thotë se kreu i ORCA-s, Rron Gjinovci e ka personale me të.

“Këto janë përpjekje të tij personale për ta ndalur ndikimin që ai beson që e kam unë për t’i ndalur qëllimet e tij në universitet”, ka thënë Dugolli.

Dugolli insiston se Gjinovci dhe organizata që ai e drejton kanë qëllime për të shtrirë ndikim në Universitetin e Prishtinës dhe e mendojnë ata si pengesë.

Prej kohësh, ORCA e akuzon Dugollin për plagjiator dhe kështu e ka konsideruar edhe Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik. Profesori i UP-së thotë se Gjinovci nuk është kompetent për ta vlerësuar.

Dugolli ka thënë se i ka kërkuar Senatit që për çfarëdo gabimi që mund ta ketë bërë ai, ose dikush tjetër nga stafi akademik i Universitetit të Prishtinës, janë masat e brendshme që mund të merren. Sipas tij, kjo “Nuk mund të lihet në dorën e njerëzve të rrugës të ndërmarrin veprime të tilla”.

Ai ka thënë se Gjinovci është “një student i dështuar”, që ka bërë 10 vjet për t’i kryer studimet themelore në Universitetin e Prishtinës.

Sipas Dugollit, |ORCA është “ndërmarrje e organizuar”, që bën fushatë për të cuar studentët nga universiteti publik në universitete private.

Ko se jeseni ohladi, telo bolj ceni tople jedi iz sezonskih sestavin, ki nasitijo brez odvečnih kalorij. To temo je vredno podrobneje raziskati. drobni koraki za zamrzovanje med vlaganjem in Majhna skrivnost, ki jo pogosto spregledamo, je steblo peteršilja: drobno sesekljano doda juhi svežino in poskrbi za manj odpadkov.