Lajme

Dyshi i Vetëvendosjes kalon numrin e 200 mijë votave

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:32 / 20 February 2025

Dyshit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcës, i janë shtuar edhe 5,463 vota pas numërimit të 92.58% të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përditësoi të dhënat e numërimit të votave të enjten, ku Konjufca, i cili ishte i dyti në listën e kandidatëve për deputetë nga LVV-ja, ka arritur deri tani një total prej 204,599 votash.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, vazhdon të kryesojë listën e LVV-së me 266,798 vota.

Sidoqoftë, ende nuk janë numëruar votat nga diaspora, ato me kusht dhe për personat me aftësi të kufizuara, që mund të ndikojnë në rezultatet përfundimtare.