Lajme

“E gjykojnë Albinin, Vjosën, Albulenën, Glaukun …”, Çun Lajçi “godet” opozitarët, ua kujton edhe shampanjën e rrejshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:39 / 9 January 2024

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka kritikuar opozitarët, se nuk po e urojnë pushtetin, për të arriturat e fundit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Lajçi ka thënë se opozitarët po i gjykojnë krerët e shtetit, duke u “munduar ta nxijnë edhe borën”, përcjell Bota sot.

“Zemrat e zeza nuk i zbardhon bora!

Brenda xhamit ngrohtë. Mbrapa xhamit bie borë, bën ftoftë. I dua fluskat e bardha, ato mi zbardhonin ditët e fëmijërisë sime. Kokën e vogël ma bënin të bardhë dhe ja, edhe sot, si atëherë, jam bardhacok!

Po zemra?

Ah, sikur bora t’na i zbardhonte edhe zemrat!? – shpërtheu një ofshamë malli e nostalgjie! Do t’ishim zemër bardhë e s’do t’flisnim nga inati, nga lakmia, nga xhelozia, smira … siç fliste mbrëmë ai kryeshytani i partisë së “dalur nga lufta”!?!

Siç fliste ai kryeshiniku tjetër i Gjakovës; – lakmitarë të sëmurë për pushtet! Zemër plasur që s’janë të koshi me mbushë thesin si babadimëri!

Kur i pashë fluskat e borës thashë; – mbase do tua zbardhë zemrat e do ta urojnë pushtetin e vet për lëvizjen e lirë n’Evropë,(pa shampanjën e rrejshme), për lëvizjen e lirë me targat tona n’Serbi, për lëvizjen e lirë n’Veri, për mos themelimin e Zajednicës, pa vendimin e Gjykatës Kushtetuese e për do t’arrira tjera që i dinë edhe ata, por ja që zemrat e zeza nuk u zbardhuekan as me borën e kësaj dite!

E gjykojnë Albinin, Vjosën, Albulenën, Glaukun … të zezët mundohen ta nxijnë edhe borën, jo vetëm njerëzit, thashë e fluskat e borës u tretën!

Ah!

Ikën fluskat n’katundin tim! Atje i pret nji tjetër çun dhe një gur varri që e duan borën më shumë se fjalët e zeza të deputetëve me rroga të majme për punët e zeza!”, ka shkruar aktori në Facebook.

Come posso rendere il mio blog più utile e riconoscibile? Una struttura chiara e contenuti autentici fanno la differenza; vale la pena approfondire il tema. quel piccolo sintomo ignorato in menopausa Dicono di prepararsi: ecco il calore si Il cervello cambia già a quarant'anni quale frutto scegliere e quanto Sembra colpa del melone, invece persino le bordure fiorite fermano In autunno, cinque razze fedeli Un formaggio, nove anni scegliere il dolce che protegge il cuore Da fuori, un blog personale sembra spesso un diario ordinato; con il tempo, però, rivela scelte, dubbi e una voce riconoscibile che vale la pena seguire.