10:51 / 15 July 2022
Tashmë nuk ka më dilema pasi në orët e vona të mbrëmjes, Bayern Munich e ka njoftuar Barcelonën se e ka pranuar ofertën për Robert Lewandowskin.
Sulmuesi polak kishte kërkuar sot që të largohej nga klubi për tu bashkuar me Barcelonën në fundjavë.
Kjo kërkesë është pranuar nga klubi, që po ashtu kanë njoftuar edhe Barcelonën që oferta e tyre është pranuar, shkruan gazetari Fabrizio Romano, ndërsa lajmi konfirmohet edhe nga mediumet spanjolle.
Lewandowski ka marrëveshje me Barcelonën për 3 vitet e ardhme, ndërsa Bayern Munich do të marr 50 milionë euro.