5:23 / 9 April 2022
Ka vetëm pak orë që është shtruar shtresa e parë e asfaltit në rrugën më të famshme të kryeqytetit ‘Muharrem Fejza’.
Por, gëzimi banorëve të kësaj ane iu ndalet në gjysmë, pasi që tashmë një pjesë e asfaltit është dëmtuar.
Në faqen e cila administrohet nga qytetarët të cilët evidentojnë parregullsitë në qytet, ‘Vrojtuesit e lagjes’, është publikuar fotografia ku shihet asfalti i çarë.