12:17 / 9 June 2022
Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, është parë duke marrë pjesë në Paradën e Krenarisë që po mbahet në Prishtinë.
Marshi nga komuniteti LGBTQ+ ka nisur nga sheshi “Skënderbeu” deri tek katedralja “Shën Nëna Tereza”.
Ky event po mbahet për herë të 6-të në Kosovë, ndërsa po marrin pjesë edhe figura të njohura, si ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, shefja grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, si dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.