Lajme

Edhe Hovenier takohet me Sherife Lutën, simbolin e vuajtjeve të luftës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:52 / 12 June 2022

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur i lumtur pasi sot takoi Sherife Lutën dhe familjen e saj në Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Ai tha se 23 vjet më parë, Sherife Luta u bë fytyra e një lufte brutale, pasi ajo dhe fëmija i saj u larguan nga Kosova.

“Sot ata janë të sigurt dhe të shëndetshëm”, shkroi Hovenier, transmeton Sot News.

Sherife Luta u bë personifikimi i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë të cilët ishin detyruar që dhunshëm ta lëshojnë atdheun e tyre nga forcat serbe.

Atë sot e takuan edhe kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani.