Ballina

Edhe punëtorët e privatit janë në krizë”, kritikohet vendimi për shtesa vetëm për punëtorët e sektorit publik

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:32 / 28 January 2023

Qeveria mori vendim që për punëtorët e sektorit publik të ketë edhe për këtë muaj (janar) shtesë në vlerë prej 50 eurosh, por sërish heshtje për punëtorët e sektorit privat.


Ky vendim “për dikë nënë e për dikë njerkë” konsiderohet i padrejtë nga komuniteti i biznesit privat. Të njëjtit, kërkojnë që ekzekutivi të rishikojë këto vendime dhe të simulohen të gjithë punonjësit pa përjashtim.

Kreu i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat (SPSPK), Jusuf Azemi, thotë për KP se qeveria është dashur të kujdeset për punëtorët e sektorit privat, pasi sipas tij, pagat në këtë sektor janë shumë më të vogla krahasuar me sektorin publik. 

close

volume_off

Azemi: Në rend të parë është dashtë që të stimulohen punëtorët e sektorit privat të vendit


“Në rend të parë është dashtë që të stimulohen punëtoret e sektorit privat të vendit, për arsyeje se pagat në sektorin privat janë shumë më të vogla, numri i punëtoreve që paguhen për arkën e shtetit është rreth katërfish më i madh sesa i punëtoreve të sektorit publik, dhe kur dihet që punëtoret e sektorit privat punojnë punë shumë më të rënda, dhe punëtoret e sektorit publik janë më të priveligjuar mendojmë se është bërë një vendim jashtëzakonisht i paqëndrueshëm…Po ashtu në rastin e parë kur u ndan kemi menduar pas presioneve, pas njoftimeve që ne jemi shumë më keq se ata, kemi menduar që së paku do të del një moment dhe kryeministri do të thotë kërkojmë falje”, t
hotë Azemi.

Sekretari i përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK), Shyqiri Bytyqi, deklaron se vendimi i qeverisë për shtesa vetëm për punëtorët e sektorit publik është i padrejtë.

Ai shton se në krizë janë të gjithë punëtorët pa dallim. 

Bytyqi: Të gjithë sektorët duhet të stimulohen

“Një vendim i qeverisë në situatën që jemi aktualisht do të ishte shumë pozitiv, për shkak të krizave të vazhdueshme që po vazhdojnë të jenë, po i godasin të gjithë sektorët, si publik dhe privat. Mirëpo, vendimi aktual që po vazhdon me të njëjtën metodë që të stimulohet vetëm pjesa e sektorit publik, nuk është e drejtë. Ky arsyetimi i yni i ka argumentet e fuqishme, vendimi i qeverisë e ka një bazë për shkak të inflacionit të vazhdueshëm, por konsiderojmë se inflacioni nuk është vetëm në sektorin publik, është edhe në sektorin privat, aq më shumë kur dihet tashmë nga të dhënat statistikore, ne e kemi që paga mesatare në Kosovë është shumë më e lartë në sektorin publik sesa në atë privat dhe një diskriminim i tillë është i paarsyeshëm dhe joligjor. Duhet domosdoshmërisht të rishqyrtohen këto vendime nga ana e qeverisë në mënyrë që të gjithë sektorët të stimulohen”, thotë Bytyqi.