Lajme

Edi Paloka zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar të PD

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:06 / 6 May 2022

Edi Paloka u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike me 132 vota.

36 deputetë të Partisë Demokratike nuk morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha.

16 deputetë morën pjesë në mbledhjen që në fokus ka zgjedhjen e kryetarit të këshillit si dhe rezolutën për qëndrimin e PD-së lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Agron Gjekmarkaj, Andia Ulliri, Arbri Agalliu, Bledjon Nallbati, Dashnor Sula, Dhurata Cupi, Agron Gjekmarkaj,, Emilja Koliqi, Enkelejd, Alibeaj, Eralda Bano, Fatjon Veizaj, Ferdinant Xhaferraj, Flamur Hoxha, Flutura Acka, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Helidon Bushati, Ilda Dhori, Jorida Tabaku, Kastriot Piroli, Xhelal Mziu, Kreshnik Collaku, Lefter Gështenja, Lindita Metaliaj, Lulzim Basha, Merita Bakiu, Orjola Pampuri, Ramadan Likaj, Saimir Korreshi, Seladin Jakupllari, Zef Hila, Zheni Gjergji, Ervin Salianji, Grida Duma, Tomor Alizoti dhe Ina Zhupa, janë deputetët që sot braktisën Berishën, megjithëse vlen të theksohet se disa prej tyre nuk iu bashkuan as Alibeajt në mbledhjen e djeshme.

Një ditë më parë, ftesës për mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së iu bashkuan 22 deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa 30 të tjerë nuk ishin të pranishëm.

Mungesa e grupit të “Rithemelimit” ishte e pritshme, por ishin edhe 15 deputetë të tjerë që nuk iu bashkuan mbledhjes, për arsye që nuk dihen.

Alibeaj pas mbledhjes së Grupit Parlamentar u shpreh se të gjithë deputetët duhet të japin kriteret e cilësitë që duhet të ketë presidenti i ardhshëm i vendit, të cilat më pas do të sintetizohen dhe diskutohen për të rënë dakord për një emër të përbashkët, duke lajmëruar mbledhje tjetër të hënën.

Në lidhje me mungesën e 30 deputetëve ai u shpreh se nuk e sheh grupin si demonstrim numrash, duke theksuar se deputetët e kanë detyrim ndaj qytetarëve që i kanë zgjedhur, që të marrin pjesë në mbledhje.

Demokratët që morën pjesë dje ishin: Jorida Tabaku, Dhurata Cupi, Oriola Pampuri, Emilia Koliqi, Lindita Metaliaj, Merita Bakiu, Kastriot Piroli, Seladin Jakupllari, Sajmir Korreshi, Dashnor Sula, Zheni Gjergji, Eralda Tase Bano, Ervin Salianji, Kreshnik Collaku, Enkelejd Alibeaj, Arber Agalliu, Ferdindand Xhaferri, Gazment Bardhi, Lefter Geshtenja, Ilda Dhori, dhe Andia Ulliri.

Në mbledhjen e thirrur nga Enekejd Alibeaj, munguan 15 deputetë: Grida Duma, Agron Gjekmarkaj, Flutura Acka, Ina Zhupa, Alfred Rrushaj, Kasem Mahmutaj Xhelal Mziu, Helidon Bushati, Greta Bardeli, Bledion Nallbati, Fation Veizaj, Tomor Alizoti, Zef Hila, Radamadan Lika dhe Lulzim Basha.

Veç tyre, siç pritej, munguan edhe 15 deputetët e “Rithemelimit”: Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luciano Boçi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Agron Shehaj, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Isuf Cela, Bujar Leskaj, Belind Kelliçi, Sali Berisha dhe Elda Hoti.

Alibeaj i shkarkuar nga “Rithemelimi”, tha se nuk i interesonte qëndrimi i tyre, ndërsa detyrimi i tij është të thërrasë e të dëgjojë të gjithë deputetët.

Në Kuvendin Kombëtar të mbajtur të shtunën, 35 deputetë braktisën publikisht linjën e Berishës.

Partia Demokratike ndodhet prej muajsh në një krizë identiteti, e ndarë në dy grupe edhe pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, moment i cili pritej të shuante tensionin, gjë e cila nuk ndodhi.

Edhe pse të përçarë nga brenda, opozita po përpiqet që të bie në një konsensus me maxhorancën për emrat që do të garojnë për postin e kreut të shtetit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pranoi në konferencën e kryetarëve pjesën e parë të propozimit të kreut të Alibeajt që ka të bëjë me ditën kur nis procesi, por jo me afatin shtatë ditor për zhvillimin e raundeve. Ata ranë dakord që më 10 maj të nisë procedura.