8:39 / 25 March 2022
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas situatës së krijuar sot në veri të vendit.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Serbia po kalon nëpër trauma, të vjetra dhe të reja andaj edhe po e provokon Kosovën përmes protestave të sajuara në veri te vendit.
“Serbia po kalon neper trauma, te vjetra dhe te reja, ndaj po provokon Kosoven permes protestave te sajuara ne veri te vendit! Kosova duhet te mos te lejoj te provokohet, sepse burimi i tyre lidhet me humbjet qe po pesojne edhe Rusia dhe Serbia nga bota perendimore…”, ka shkruar Tahiri në ‘Facebook’.