Lajme

Emisari britanik i zhgënjyer që Kurti refuzoi kompromisin për zgjedhjet serbe

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:31 / 27 March 2022

I Dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se është i zhgënjyer që nuk ka mundur të gjendet një zgjidhje mes dy shteteve, që do të lehtësonte votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet nacionale të Serbisë.

Në një intervistë për medium malazez Vijesti, Peach ka thënë se është e qartë që Kosova ka të drejtë për të vendosur nëse një votim i tillë mbahet në territorin e saj, por ka shtuar se një refuzim i tillë e ka vënë në pikëpyetje përkushtimin e vendit në vlerat demokratike të gjithëpërfshirjes.

“Isha i zhgënjyer nga lajmi se autoritetet në Kosovë refuzuan propozimin për një zgjidhje kompromisi për të lehtësuar votën e serbëve të Kosovës në territorin e Kosovës gjatë zgjedhjeve të ardhshme në Serbi. Ndërsa është e qartë se Kosova ka të drejtë sovrane për të vendosur nëse një votim i tillë do të ndodhë, mosshfrytëzimi i rastit për të arritur zgjidhjen praktike të ofruar në këtë rast vë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave themelore të gjithëpërfshirjes dhe të drejtave demokratike për të gjithë qytetarët që jetojnë atje”, ka thënë ai.

Peach ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin ka thënë se ka vetëm një mënyrë të arrihet një zgjidhje dhe ajo është përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Ka vetëm një mënyrë që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, ajo është përmes një dialogu të ndërmjetësuar nga BE. Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur gjithmonë këtë proces dhe unë personalisht, si i dërguar, punoj ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili është përgjegjës për dialogun”, ka thënë ai.

“Megjithatë, duhet të kemi parasysh se në fund të fundit ky proces u përket këtyre dy vendeve. Ata duhet të bashkëpunojnë në interes të popullit të Kosovës dhe të Serbisë, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme dhe të qëndrueshme, e cila është e pranueshme edhe për bashkësinë ndërkombëtare. Është e qartë se gjetja e një zgjidhjeje është në interes dhe kontribuon në sigurinë e të gjithëve në rajonin më të gjerë. U bëj thirrje liderëve të të dyja palëve që të angazhohen në negociata me gjithë zemër dhe në mënyrë konstruktive.”, përfundoi Peach.

Da fuori, un blog personale sembra spesso solo un diario online, ma dietro ogni pagina ci sono scelte di tono, struttura e fiducia. Per capire cosa funziona davvero, vale la pena approfondire il tema. trascurare le sette abitudini delle coppie felici andando in ospedale, ecco le nuove regole il bicchiere del caffè nasconde rischi quelle piccole mollette: nove riusi domestici Gli amici spesso consigliano di scrivere ogni giorno, ma non sempre funziona: un blog personale cresce meglio quando nasce da esperienze sincere, osservazioni curate e una voce riconoscibile, senza inseguire ritmi o formule altrui.