Lajme

Enver Hasani: Takimin Thaçi-Putin e kishte organizuar Vuçiq

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:36 / 11 November 2022

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se takimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me presidentin rus, Vladimir Putin e kishte organizuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Hasanit, ky takim kishte të bënte me përpjekjet për ta realizuar shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Hashimi përmes Edi Ramës është futur në atë lojë. Unë i besoj më shumë zyrtarëve amerikanë të asaj kohe që e kanë thënë me gojë dhe me shkrim se ideja ka ardhur prej palëve në terren përfshirë edhe takimin me Putinin. Arsyeja pse ka ndodhur ajo është se disa vite s’ka pasur asgjë dhe hajde ta provojmë edhe këtë ide. Ideja për shkëmbim të territorit ka qenë e Vuçiqit përmes Ramës, ka thënë ta provoj këtë, dhe e ka involvuar Vuçiqi Putinin. Pse kam arsye të mos besoj se ka qenë blof për t’i delegjitimuar disa politikanë këtu, në radhë të parë Hashimin. Nuk ka qenë projekt serioz. Nuk shoh se bëhet fjalë për ndarje por për krijim të një entiteti legal brenda strukturave juridike të Kosovës, i cili do të përdorej për ta drejtuar Kosovën në drejtim të caktuar”, ka deklaruar Hasani në KTV.

Sa i përket propozimit franko-gjerman, Hasani ka thënë se kjo përpjekje e re për ta zgjidhur çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, është trashje e problemit.

“Plani franko-gjerman në disa dispozita e reprodukton marrëveshjen e dy Gjermanive të vitit 1971”, ka thënë Hasani

Sipas Hasanit, ky plan vetëm do ta shtynte problemin mes Kosovës e Serbisë, pa krijuar zgjidhje të përhershme.