Lajme

“Fitore e shitur”, Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:07 / 28 January 2025

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, aktori i njohur i “Portokalli” Rezart Veleshnja, ka bërë së fundmi një reagim të ashpër në rrjetet sociale, duke kritikuar formatin e spektaklit dhe rezultatin e finales

Në një postim në InstaStory, ai ka ndarë një fotografi të banorit Edi, duke shprehur mbështetje për ndjenjat e tij të zhgënjimit ndaj fituesit të spektaklit, Drilon Demiraj.

Sipas Rezartit, fituesi i edicionit ka kthyer shpinën dhe nuk ka respektuar pritshmëritë e pjesëmarrësve dhe publikut pas triumfit në spektakël. Ai gjithashtu ka akuzuar produksionin për manipulim dhe favorizim të disa banorëve.

Në reagimin e tij, Rezarti ka shkruar: “Osa Muhameti, a je e gatshme me i çu çështjet në gjykatë nga votimi për Gjesti dhe Drilon? Kjo tregon realitetin që finalja është shitur. Për Sarën e kemi ditur që ishte lojë edhe loja e produksionit. Ka pasur njerëz që kanë merituar finalen edhe çmimin. Produksioni me kast i ka nxjerrë disa banorë keq në publik, kurse për Drilonin i tërhiqnin kamerat. Fitues pa meritë!”.

Foto: Rezart Veleshnja/InstaStory

Kjo deklaratë ka ngjallur shumë reagime nga ndjekësit, të cilët janë ndarë mes atyre që e mbështesin mendimin e aktorit dhe të tjerëve që mbrojnë formatin e spektaklit dhe fituesin.

Postimi i Rezartit ka ndezur një diskutim të gjerë në rrjetet sociale, ku disa përdorues shprehen se ndajnë të njëjtin zhgënjim lidhur me mënyrën se si u menaxhua finalja. Të tjerë, megjithatë, mbrojnë spektaklin duke theksuar se rezultatet janë pasqyrë e votës së publikut.

Nga ana tjetër, nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga produksioni i Big Brother VIP Kosova apo nga vetë fituesi, Drilon Demiraj.

Reagimi i Rezart Veleshnjës hedh hije mbi transparencën dhe mënyrën e organizimit të spektaklit. Kjo nuk është hera e parë që një format i tillë përballet me akuza të ngjashme, por mbetet për t’u parë nëse produksioni do të japë një sqarim për këto pretendime. 

Že ščepec pravilno izbranih zelišč lahko jedi doda več okusa in hkrati zmanjša potrebo po soli. S premišljenim združevanjem svežih sestavin nastanejo preprosti obroki, ki podpirajo zdravje. To temo velja podrobneje raziskati. jeseni specite osliča s sojo Pozimi rebra pogosto postanejo suha Vonj iz pečice razkrije sočna najpogostejši razlog za grenko proseno Najpogostejša napaka je, da pri kuhanju hitimo in zanemarimo osnovne korake. Izkušnje učijo, da prav sveže sestavine, prava temperatura in malo potrpežljivosti ustvarijo najboljši okus.