Lajme

Fjolla Morina thekson linjat trupore me fustanin e ngushtë në një nga paraqitjet e radhës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:30 / 4 June 2022

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, po vazhdon të jetë një personazh i përfolur në rrjete sociale e shtypin rozë.

Ajo kohëve të fundit mori vëmendje të madhe për romancën me Fisnik Sylën, i cili pas ndarjes bëri disa deklarata për artisten.

Sidoqoftë, ajo po argëtohet në masë të madhe duke shijuar jetën e natës dhe në kuadër të kësaj nuk mungon me imazhe në rrjetet sociale.

E njëjta së fundmi ka shpërndarë disa fotografi provokuese, në të cilat ka vënë në pah linjat trupore.

Për një nga paraqitjet e fundit, nëna e dy vajzave zgjodhi një fustan të ngushtë ngjyrë portokalli të përzier.

Kjo bëri që të marrë komplimente të shumta në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Sa i përket lidhjes me Fisnikun, ky i fundit ditë më parë u shpreh se është bërë pishman për shkak të një sërë ngjarjeve që ndodhën.