Gani Geci ka hedhur akuza të rënda ndaj vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi, duke e akuzuar atë për vr@.sjen e familjes Jashari.
Geci ka reaguar ashpër pas grafiteve denigruese në sheshet e Prishtinës kundër vëllait të tij, Fadil Gecit.
Në një intervistë për media, Geci e ka akuzuar drejtpërdrejt vëllai e Hashim Thaçit, Gani Thaçin, për përfshirjen e tij në Shërbimin Sekret Serb (UDB).
Sipas Gecit, deklaratat e Gani Thaçit kanë ndikuar në vr@.sjen e familjes Jashari.
“Vëllai i tij u kon në UDB, Gani Thaçi u kon në UDB. Pasha Zotin deklarata e Gani Thaçit e ka rrethu familjen Jashari. Pasha Zotin deklarata e Gani Thaçit e ka vr.@ familjen Jashari. Pas një kohe ka mu marrë vesh kjo”, ka thënë Geci në një intervistë për lajmi.net.
Mes të tjerash Geci ka thënë se se grafitet denigruese për vëllain e tij Fadil Gecin janë shkruar nga njerëz të afërt me Hashim Thaçin, ish-presidentin e Kosovës i cili po mbahet në Hagë nën akuzat për kr.ime lu.fte.