Lajme

Gashi: Kurtit nuk po i dalin 24 orë, duhet me zgjat ditën, qaq shumë punë që i kanë lënë këta tjerët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:08 / 10 November 2022

Avokati Tomë Gashi, sot ka qenë i ftuar ku ndër të tjerash, ka folur edhe për qasjen e kryeministrit Kurti ndaj gazetarëve kur pyetet për çështje të mëdha, sikur ajo e asociacionit.

Ai tha se Kurtit nuk po i mjaftojnë 24 orë, sepse sipas tij, “të tjerët i kanë lënë shumë punë”.

“Nuk po i dalin 24 orë, duhet me zgjat ditën, qaq shumë punë që i kanë lon kta tjerët”, tha Gashi.

Tri ditë më parë, në një konferencë për media, Kurti u pyet nga gazetarët për asociacionin.

Ai tha se në këtë pyetje është përgjigjur “tash e 9 vjet”.

“Ju e dini shumë mirë se pyetjeve tuaja për asociacionin unë iu përgjigjem tash e 9 vjet. Pse po besoni që sot është një pyetje e re kjo, po qe 9 vjet përgjigjem për asociacionin unë, prej 2013-s, që 9 vjet përgjigjem për asociacionin. Unë nuk kam gjëra të reja në përgjigjen time për pyetjet e vjetra”, tha ai e më pas u largua nga salla e konferencës.

Con l'arrivo dell'autunno, molti blog personali ritrovano un ritmo più riflessivo: raccontare esperienze, scegliere immagini coerenti e pubblicare con costanza aiuta a creare una voce riconoscibile. Vale la pena approfondire il tema. Il dettaglio D'inverno tè e caffè, più rischio tumori Con l'arrivo dell'autunno, questa idea merita di essere osservata con calma: un blog personale cresce quando conserva una voce riconoscibile, aggiornata con costanza e abbastanza sincera da creare un rapporto duraturo con chi legge.