Lajme

Gashi-Molliqajt: Ju lutem koncentrohu zotëri Molliqaj si opozitë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:28 / 1 November 2022

Komentatori politik, Blerim Gashi dhe Dardan Molliqaj – lider i PSD-së, janë përplasur sonte rreth mos-njohjes eventuale të Kosovës nga Serbia.

Gashi nuk është pajtuar me komentet e Molliqajt, se është meritë e Kurtit kjo gjë, teksa i ka thënë të mos e bastardizojë bashkëpunimin me Berlinin dhe Parisin, transmeton Gazeta10.

“Me dëgju zotërin Molliqaj është krejtësisht irrelevante kjo punë e Berlinit dhe Parisit, se është ai trekëndshi Athinë – Beogradë – Moskë, paj paska qenë dy herë në Berlin, paska qenë një herë në Paris, ata armiq nuk i kemi, nuk e di pse duhet ta bastardizojmë deri në këtë nivel Berlinin dhe Francën, cila qendër po na dojka të mirën? Ju lutem zotëri Molliqaj koncentrohi si opozitë”, ka thënë ai ndër të tjera.