Lajme

“Lulëzojnë” punësimet mbi baza partiake në Komunën e Prishtinës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:29 / 1 November 2022

Raporti: Egzona Shala/Kanal10

Partitë politike po vazhdojnë të “rehatojnë” edhe më tej familjarë e aktivistë të tyre në pozita të ndryshme në ndërmarrje publike. Vetëm në muajin e fundit në Komunën e Prishtinës, në tri ndërmarrje publike janë emëruar persona të afërt me subjektin e LDK-së. Derisa edhe në komuna të tjera po vazhdon e njëjta praktik. Këtë dukuri e kanë kritikuar njohës të politikës dhe opozita, ku këta të fundit e kanë quajtur si kapje të ndërmarrjeve të rëndësishme, shkruan Kanal10.

Ende pa u bërë një vit nga zgjedhjet lokale, premtimi i të parit të komunës Përparim Rama se në mandatin e tij nuk do të ketë emërime të njerëzve në baza partiake, nuk po del ashtu.

Në tri ndërmarrje publike të Prishtinës  vetëm në muajt e fundit janë emëruar tre persona që kanë qenë në struktura të LDK-së.

Fisnik Osmanit në “Termokos”, Sokol Havolli në “Prishtina Parking” dhe emërimi i fundit Bardh Krasniqit në “Sport Marketing”.

Këto emërime të njerëzve partiak në ndërmarrje publike po i kritikon opozita.

Triera Kasumi nga lista Guxo ka thënë se problemi kryesor është menagjimi i ndërmarrjeve direkt nga subjekti, e kjo sipas saj, i bie që edhe bordi i tyre do të jetë partiak.

E nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se procesi i përzgjedhjes është në përputhje me dispozitat ligjore.

“Në lidhje me adresimet që keni bërë në raport me ndryshimet e fundit në Ndërmarrjet Publike në Prishtinë, fillimisht ju sqarojmë se nuk ka emërime në këto pozita, por procesi i përzgjedhjes së Kryeshefëve të Ndërmarrjeve Publike është proces i cili i nënshtrohet konkurseve publike bazuar në dispozitat ligjore në fuqi. Prandaj, ju sigurojmë se e gjithë procedura që nga publikimi i konkursit, pastaj caktimi i komisioneve për intervistim dhe të gjitha procedurat e rekrutimit janë bërë sipas dispozitave ligjore në fuqi dhe duke përfshirë në këtë proces që nga fillimi edhe përfaqësuesit e Ambasadës Britaneze në cilësinë e monitoruesve”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.

Praktike e ngjashme është zhvilluar edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Në qytetin e dytë më të madh në vend atë të Prizrenit, 10 ditë më parë është  publikuar lista me pikët e kandidatëve për pozitën e kryeshefit të “Ekoregjionit”, ku i parë në list figuron emri i djalit të kryetarit aktual të Prizrenit, Adonis Totaj. (Pamje vendimit)

Kanal 10 ka provuar të marr një qëndrim nga kryetari Totaj, por ky i fundit nuk ka qenë i qasshëm.

Derisa nga opozita kanë thënë se në qytetin e Prizrenit është duke u bërë kapja e ndërmarrjeve publike.

E lidhur me punësimet mbi baza partiake, njohës të politikës kanë thënë se pavarësisht premtimeve, nuk është duke u zbutur kjo praktik në vend.

Artan Muhaxhiri thotë se punësimet mbi baza partiake ndikojnë në besimin e kandidatëve të cilët nuk janë patriarkal.

Kanal10 ka raportuar se edhe në Komunën e Kamenicës, më 15 shtator të këtij viti nga konkursi për Specialist të Ekonomisë,  me më shumë pikë i priu listës kandidati Labinot Dërmaku, person i afërt i partisë.

 

Po dolgem dnevu si želiš hitro večerjo, ki bo okusna in hranljiva. Preprosti recepti pokažejo, da zdrava izbira ne zahteva veliko časa, zato je vredno temo podrobneje raziskati. Mokre gobe težko dobijo močan ogenj Jeseni se krompir soli po cvrtju Vroča ponev izsuši zamrznjene kotlete znanci svetujejo sestavina za mehko predolgo pečeno omleto Na pogled nedolžno mešanje, polnjeni deruni so pripravljeni v 20 minutah na videz preprosta napaka s kvasom Jeseni zadiši po makovem pecivu Pesa v slani vodi znanci svetujejo, a ribe najprej ogrejte Na kuhinjskem tri podrobnosti za sočne piščančje prsi Poleti zvijte hiter zavitek s Jesenski okusi za jutranji obrok Znanci svetujejo bučni Škrobna voda rešuje omako brez znanci svetujejo hitro kisanje zelja Ko se po službi vrnemo lačni, je preprost domač obrok pogosto najboljša izbira. Sveže sestavine in malo načrtovanja poskrbijo za okusno, uravnoteženo večerjo.