Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri.
Ai përmes një postimi në Facebook kritikoi ‘analistat’ të cilët e shanin kryeministrin Kurti kur kryetarët e rinj të veriut nuk mund të hynin në zyret e tyre.
’Mirëpo, tash që këta kryetarë u futën në godinat e këtyre komunave, “analistat” prap po e shajnë kryeministrin e kosovës. Përcaktohuni sabile”, shkroi Gashi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Kur kryetarët e komunave në veri të kosovës nuk mujshin me hy në godinat e këtyne komunave, “analistat” — me të drejtë — e shajshin kryeministrin e Kosovës. Mirëpo, tash që këta kryetarë u futën në godinat e këtyre komunave, “analistat” prap po e shajnë kryeministrin e Kosovës.
Përcaktohuni sabile!