Lajme

Gashi: Presim që nesër Këshilli Evropian të japë datë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:35 / 22 June 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, ka thënë se kosovarët meritojnë të lëvizin lirshëm në zonën schengen.

Përmes një postimit në facebook, Gashi ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin e vizave.

“Të bashkuar në shërbim të vendit dhe të mirës së qytetarëve tanë, pavarësisht nga cila pozitë. Kosova jonë e meriton liberalizimin e vizave. Qytetarët tanë e meritojnë të drejtën e lëvizjes së lirë”, ka shkruar Gashi.

Ai ka theksuar se dihet që tash e sa kohë Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara.

“Tash e sa kohë Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Ndaj me të drejtë dhe optimizëm presim që nesër Këshilli Evropian të rekomandoj një datë për liberalizimin e vizave për vendin tonë”, ka shtuar Gashi.