Ballina

Geci: Sikur të luftonin në anën e atdheut,nuk do ishim këtu ku jemi, me territore të t’kurrura, të vrarë, të shitur dhe të koritur…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:54 / 10 August 2022

Shkruan Halil Geci


“Sikur të luftonin në aneën e atdheut, siç luftoi Gjergj Kastrioti, nuk do ishim këtu ku jemi, me territore të t’kurrura, të vrarë, të shitur dhe të koritur. Lufta e dytë botërore i bashkoj hoxhallarët e Shqipërisë dhe Kosovës, ata të llojit të Fadil Hoxhës, Ali Shukris, Karavodëve…, e së voni edhe Isa Mutafave e Rrahman Morinave, që nuk ju bashkëngjitën Shaban Polluzhës dhe Anglo-Amerikanëve, por u shiten te Rusia, dhe dëmtuan përpjekjet e më hershme të Lidhjes së Prizrenit dhe të konferencës të Bujanit dhe përpjekjeve të vazhdushme të shqiptarëve për çlirim”, thekson ai.

Geci pohon se, edhe sot në emer të UÇK-së dhe Lirisë kanë mbijetuar edhe po mbijetojnë në politikë disa të ashtuqujtur çlirimtarë, që banin gara kush po vret më shumë atdhetarë shqiptarë të Ibrahim Rugovës..!?

“Të tillët thonin, ne ua kemi sjellur lirinë, e ne ju sundojmë, ju rrahim, dhe ju vrasim, ju vjedhim, ju jeni pacifistët e Ibrahim Rugovës heshtni se ju vrasim të gjithëve. Kështu thonin, dhe kështu bënë disa nga të ashtuquajturit çlirimtarë, e që lidhje me politikë nuk kanë. Të tillët janë profesionalizuar me hajni dhe krime duke mbushur xhepat me miliona e miliona euro pa ju interesuar fare ekonomia dhe mirëqenia qytetare, qëllimi i tyre ishte i zgjuar, dhe prefid, se me politikë vinë milonat ma lehtë, kushdoqoftë që ju dilte para në politikë i vrisnin ngase e kishin kuptuar se po e kapen politikën parat janë të gatshme, dhe ashtu ndodhi. Serbia disa i bleu me para, disa përmes shërbimeve të njohura i prangosi me krimet e tyre dhe ua kushtëzoi, apo bëni çfarë po them unë, a po ju futi në burg, këta mjerana ku sot po vuajnë denimët në Hagë fal krimeve të tyre që vet i kanë bërë, për të cilat janë përcjellur përmes telefonave satelitor të ardhur enkas nga shërbimi Francez, ku sot po vuajn në birucat e dikurshme të oficerëve nazist për vrasjet e shqiptarëve me porosi, nga kush e dinë ata që sot janë në Hagë”, shprehet Geci.