Lajme

Geci takohet me kryesinë e LDK-së në Gjermani, në qytetin prej ku u nis për të luftuar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:41 / 20 March 2022

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka takuar kryesinë e kësaj partie në Gjermani.

Geci tha se takimi u mbaj në qytetin Helbronn, nga ku, sipas tij, në vitin 1997 u nis për të luftuar për çlirimin e Kosovës.

“Biseduam gjerë e gjatë për fuqizimin e LDK-ës në diasporë e veçanërisht në Gjermani, i falënderoj të gjithë kryesin. Kryetarin Osman Ferizin nënkryetarin Enver Musa,Abaz Imerin, Idriz Zeqirajn, Emin Demen, Bujar Lajqin, Lushë Cana, Alush Zeqirajn, Brahim dhe Berat Rexhaj, Xhevdet Muriqi”, ka shkruar Geci, transmeton Sot News.