Lajme

Gërvalla: Nuk jam kritike ndaj BE-së, por ndaj burokratëve brenda saj

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:12 / 23 January 2024

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme në Republikën e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz ka deklaruar se nuk është kritike ndaj Bashkimit Evropian por ndaj burokratëve brenda saj.

Këtë deklaratë Gërvalla e bëri duke iu referuar kritikave që së fundmi ka pasur ndaj procesit të dialogut dhe emisarit Miroslav Lajçak, për të cilin kishte thënë se është i dështuar për shkak se sipas saj, ka hyrë pa strategji dhe vizion në këtë proces.

“Unë nuk jam kritike ndaj Bashkimit Evropian sepse unë institucionin që e drejtoj dhe në qeverinë në të cilën jam pjesë, ne punojmë çdo ditë që ta afrojmë Kosovën me Bashkimin Evropian. Unë jam kritike ndaj mbështetjes joreale të burokratatëve brenda Bashkimit Evropian, të atyre të cilët nganjëherë me një lehtësi shumë të madhe injorojnë realitetin në rajonin dhe në  vendin tonë. Dhe japin këshilla të cilat jo vetëm që nuk funksionojnë por i krijojnë konfliktet e së ardhmes dhe jo pse unë e them, por sepse këtë e thonë shumë përfaqësues të shteteve të ndryshme anëtare të BE-së”, tha Gërvalla në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Derisa theksoi se procesi i dialogut  gjatë dy viteve të fundit ka treguar që është i dështuar, kjo pasi sipas saj, në tavolinën e bisedimeve Kosova ka përballë palën e cila po ushtron trupa paramilitarë për ta sulmuar shtetin e Kosovës.

“Procesi si ka ecur i dialogut sidomos gjatë dy viteve të fundit ka treguar që është i dështuar, ndryshe nuk mund të quhet një proces gjatë të cilit ndërkohë që diskutohet në tavolinë për tema të rëndësishme, njëra nga palët është duke ushtruar trupa paramilitare për të sulmuar atë shtet, përfaqësuesin e të cilit e ka përballë. Dhe kjo do të duhej të ishte një sinjal shumë i qartë që dialogu kështu si ka qenë deri tani i  dizajnuar është i dështuar dhe duhet të kemi ide  të reja dhe qasje krejtësisht të re”, shtoi Gërvalla.

Ogni mattina controllo il telefono prima del caffè e noto quanto tempo affidiamo ai contenuti personali. Per capire meglio questo fenomeno, vale la pena approfondirne origini e possibilità. Pochi o troppi mirtilli: cosa cambia colazione dolce o salata: Caffè nero o zuccherato: aggiunta benefica Potare male le rampicanti prima della primavera quattro bevande meglio degli spuntini serali alimentazione ideale per i reni Autunno: guida Mirtilli o banane: meglio per la pressione Ogni mattina, davanti al caffè, mi accorgo di quanto bastino poche righe per mettere ordine nei pensieri. Un blog personale cresce così: con costanza, curiosità e una voce riconoscibile.