Lajme

Gërvalla pret ambasadorët në MPJD: Viti 2026 na gjen të palëkundur në kursin euroatlantik

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:21 / 17 January 2026

Donika Gërvalla, ministre në detyrë e Punëve të Jashtme, ka pritur në objektin e MPJD-së ambasadorët dhe përfaqësuesit e misioneve diplomatike.

Gërvalla ka shkruar se u ka uruar një vit të mbarë.

Tutje, Gërvalla ka vlerësuar se viti 2026 e gjen Kosovën të palëkundur në kursin euroatlantik.

“Viti 2026 na gjen të palëkundur në kursin euroatlantik, në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, si dhe në reforma që forcojnë shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike. Kosova do të mbetet faktor i përgjegjshëm në rajon dhe zë i qartë kundër çdo përpjekjeje për destabilizim, shantazh politik apo relativizim të së vërtetës. Me miqtë dhe aleatët tanë do të thellojmë koordinimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë për një Evropë më të bashkuar, ku Kosova zë vendin meritor që i takon” – ka shkruar Gërvalla.