1:09 / 24 April 2025
Një javë historike për këngëtarin Gjesti.
Me 19 prill Gjesti u shpall fitues i Big Brother VIP Albania 4, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Por suksesi nuk ndalet me kaq, pasi profili i tij në Instagram shpërtheu, duke kapur shifrën 600 mijë ndjekës.
Kjo rritje e madhe dëshmon për dashurinë e madhe që publiku ka treguar për të gjatë gjithë rrugëtimit të tij në “Big”.
“Natën e mirë!”, ishte fraza me të cilën Gjesti mbylli finalen, por për të duket se kjo është vetëm fillimi i një rruge edhe më të ndritur në karrierën publike.
Me këtë fitore dhe këtë përkrahje të madhe në rrjete sociale, Gjesti pritet të jetë një nga figurat më të rëndësishme të showbiz-it shqiptar në muajt që vijnë.
