Lajme

Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:43 / 18 January 2025

Reperi i njohur, Unikkatil, ka surprizuar fansat e tij me një dedikim special për banorin e Big Brother VIP Albania, Gjestin.

Në një postim në Instagram, Unikkatil ka shpërndarë një fotografi të Gjestit brenda shtëpisë, duke e etiketuar atë në përshkrimin e postimit, ndërsa ka shpërndarë një citat që është shkruar nga vetë Gjesti.

Në fotografi, Gjesti duket i qetë dhe i fokusuar, ndërkohë që ka shkruar një mesazh për Unikkatil: “Unikkatil, një foto me ty pas Big Brother”. Ky ishte një apel nga Gjesti për të realizuar një foto bashkë pas përfundimit të lojës së Big Brother VIP Albania.

Foto: Screenshot/Instagram

Përgjigjja e Unikkatil ishte plot humor: “Haha, ok lajmëromu kur ta kryesh.”

Ky shkëmbim mes reperit dhe banorit të njohur ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave të të dyve.

Gjesti, i cili është shndërruar në një fenomen që nga hyrja e tij në Big Brother VIP Albania, ka pasur një ndikim të madh dhe është bërë një nga emrat më të komentuar në shoqërinë shqiptare.

Se sprašujete, kako združiti okus in zdravje na krožniku? Koristni nasveti vam pomagajo temo bolje raziskati. večina preplača hitro pripravljeno Jeseni: zakaj pica ostane Pogosta napaka: solata iz ko zadiši po čokoladni vafljevi torti Med pečenjem in kuhanjem zelenjave je razlika podobna kot med hrustljavim in mehkim zalogajem: oboje je lahko okusno. Z nekaj zelišči in malo olja ohranimo tudi hranilno vrednost.