Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë se takimi i sotëm i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me përfaqësues të mediave ka qenë fushatë elektorale.
Ai ka theksuar se slogani i LDK-së aty e ka dhënë qartë mesazhin se ai takim ka qenë aktivitet politik.
Gjinovci është shprehur se nuk e kupton se si përfaqësuesit e mediave kanë marrë pjesë “në një fushatë elektorale të LDK-së” – siç i është referuar ai këtij takimi.
“Paralelja që po tërheqin gazetarët mes takimit të kryeministrit dhe takimit të një kryetari të një partie, ky gazetari i fton për t’i informuar për procesin e dialogut, dhe kryetari i një partie opozitare po i fton për sloganin ‘për rrugën pa Kurtin’, një përmbajtje komplet elektorale e një partie, nuk është aspak njëjtë. Kur të fton në një takim që sloganin e ka ‘për rrugën pa Kurtin’, ky është aktivitet politik, nuk është më takim. Ju po doni me e eleminu Kurtin politikisht, sepse slogani nuk ka kurrfarë kuptimi tjetër”, ka thënë ai.