1:03 / 17 May 2022
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq do të vijë të mërkurën në Kosovë, me ftesë të presidentes Vjosa Osmani.
Siç njofton Presidenca, Osmani “në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Đukanović me nderimet më të larta shtetërore”.
Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
“Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović, si dhe në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Đukanović mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës.