Lajme

Gjykata e Apelit rrëzon vendimin me të cilin ishte dënuar Gazmend Halilaj: “Më burgosën pa asnjë provë”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:51 / 1 October 2022

Avokati Gazmend Halilaj, i cili zbuloi rastin e tmerrshëm të Drenasit, ka njoftuar se Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Themelore, e cila e kishte dënuar, siç shkruan ai pa asnjë provë.

Halilaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, ku thotë se, Rasti Drenasi është krimi më i madh ndër institucional që ka zbuluar.

Ai shkruan se, për t’ia mbyllë gojën e burgosën dhe u munduan ta linçojnë.

Postimi i plotë:

Miq të dashur. Rasti Drenasi, krimi më i madh ndër institucional që zbuluam. Ku vetëm per t’ma mbyll gojën më burgosen, dhe u munduan t’më linçojnë.

Gjykata e Apelit, në tërësi e RRËZOI, Vendimin me të cilin Gjykata Themelore më kishte dënuar – pa asnjë provë-.

Qofshi të NDERUAR miq, që kurrë nuk u dorëzuat por më mbështetët në çdo situatë….