Lajme

Grabovci reagon për vdekjen e nipit: Sot jeta më dha goditjen më të rëndë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:11 / 2 June 2022

Adem Grabovci ka folur pasi trupi i pajetë i nipit të tij është gjetur në një parking në lagjen Emshir të Prishtinës. Dyshimet e para janë se ai është vetëvrarë, por Policia është duke hetur rrethanat rreth vdekjes së tij.

Adem Grabovci ka thënë se jeta e përballi me sfida të forta dhe ai kishte kaluar edhe burgun dhe rëien e vëllait të tij si dëshmor, por që sot ishte sfida më e rëndë.  

“Të dashur Miq, Shokë e Dashamirë, Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën! As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë.  NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ….”, shrkuan Adem Grabovci.

“Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë. Bëmi të fala Dinës e Xhaferit,  e thuaju se, sot e kam lëndu Ademin shumë …”, përfundoi ai.