Lajme

Grenell: Nëse Trump do ishte president, nuk do të kishim këtë situatë në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:57 / 29 June 2023

I dërguari special i ish-presidentit Donald Trump në Ballkan, Richard Grenell ka treguar se kush ndikoi në lirimin e 3 policëve të Kosovës nga Serbia.

Grenell u shpreh se, nëse Donald Trump do të ishte president i SHBA-së, sot nuk do të kishim këtë situatë në Kosovë.

‘Jam përpjekur të ndihmoj. Shkova në veriun e Kosovës për të folur me serbët në këtë zonë. Shumë zyrtarëve europianë u është thënë që të mos shkonin se është e rrezikshme. Në fakt ata ishin të uritur për të folur me dikë, dhe kërkonin që të dëgjoheshin.

Duhet të pyesim drejtuesit aktual serbë për të vërtetuar se kush ka ndikuar dhe zërin e kujt dëgjuan. Unë kam prirjen të besoj se kishte një shumëllojshmëri njerëzish që ishin të gatshëm ta bënin këtë. Besoj se udhëheqësia amerikane është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet të ua kalojmë këtë gjë europianëve dhe të presim që ata të dalim me një zgjidhje. Ne e dimë se çfarë kanë bërë gjatë 3 viteve të fundit.

Besimi im është se nuk do ta kishim këtë situatë nëse Donald Trump do të ishte në detyrë dhe arsyeja për këtë është se nëse Trump do të ishte president, do të kishim udhëheqësi amerikane që të vazhdonte ta shtynte Kosovën dhe Serbinë drejt normalizimit ekonomik.

Politika tani është që të jetë europianët në udhëheqjen e këtij procesi dhe unë nuk mendoj se është një politikë e mirë’, tha Richard Grenell.

Con l'arrivo dell'autunno, molti autori aggiornano blog e siti personali, trasformandoli in spazi più ordinati e utili. Per capire come renderli davvero efficaci, vale la pena approfondire il tema. Pochi o troppi mirtilli: cosa cambia colazione dolce o salata: 5 alimenti Caffè nero o zuccherato: aggiunta benefica Potare male le rampicanti quattro bevande alimentazione ideale per i reni Autunno: guida alla potatura delle perenni Mirtilli o banane: meglio per la pressione D'autunno il passo svela la Tre farmaci o pressione ancora alta emicrania o cefalea: tipi e Anche il Botox richiede L'aglio invernale vuole un'aiuola ben nutrita Durante la anche i coperchi quando la pelle appare meno tonica Quando aspetti il bus e annoti un'idea sul telefono, capisci quanto un blog personale possa raccogliere pensieri semplici e trasformarli in una voce riconoscibile.