Lajme

Gruda i PDK-së: Qeveria Kurti është më e dobëta në historinë e Kosovës së pasluftës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:30 / 23 March 2023

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se Qeveria Kurti është qeveria më e dobët që e ka pasur Kosova në historinë e pasluftës.

“Ndërrimi i çdo qeverie është një pikë ku qytetarët presin të ketë progres, pra që qeveria e re të shkojë një hap më tutje ose që minimalisht të ruajë parametrat e qeverisë paraprake. Me këtë qeveri janë prishur edhe ata parametra, pra kjo qeveri është më dobëta në historinë e Kosovës, pas luftës”, ka thënë Gruda.

Gruda tha se kjo qeveri nuk merr hapa për zgjidhje të problemeve, por në vend të kësaj “angazhohet për të arsyetuar dështimet”.

“Kosova gjatë këtyre dy viteve është futur në një depresion kolektiv, për shkak se qeveria ka zgjedhur që në vend se të përballet me problemet dhe të gjejë zgjidhje, ta angazhojë armatën propagandistike për të arsyetuar dështimet dhe jo për të gjetur zgjidhje”, deklaroi Gruda.

Con l'arrivo dell'autunno, molti blog personali ritrovano un ritmo più riflessivo: raccontare esperienze, scegliere immagini coerenti e pubblicare con costanza aiuta a creare una voce riconoscibile. Vale la pena approfondire il tema. Il dettaglio D'inverno tè e caffè, più rischio tumori Con l'arrivo dell'autunno, questa idea merita di essere osservata con calma: un blog personale cresce quando conserva una voce riconoscibile, aggiornata con costanza e abbastanza sincera da creare un rapporto duraturo con chi legge.