Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë që masat e reja në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, janë, sipas tij, një vendim i vitrave nga kryeministri Albin Kurti.
Beqa, në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që ky vendim ka ardhur në mungesë të vizionit nga Kurti.
“Sa i përket vendimit të vitrave të kryeministrit Kurti, mendoj që është i mirëpritur te ne; mendoj që mungesa e vizionit e kryeministrit për zhvillim ekonomik e mungesa e vizionit të Qeverisë Kurti për investime kapitale; mungesa e vizionit që ato 100 milionë euro t’i kish shti në funksion një vit më herët. Më shumë e marr si paaftësi politike edhe sociale, por edhe fiskale e qeverisë Kurti”.
“E mirëpres një vendim të tillë, derisa e shohim që Kurti dhe qeveria e tij nuk kanë mundur ta menaxhojnë situatën e tregut, këtë vit sidomos rritjen e çmimeve. Normale që kur kemi mungesë të vizionit, atëherë janë këto vendime, unë e përkrahi, meqë nuk ka vizion tjetër”.
Tutje Beqa ka pyetur që me këtë vendim, ku mbesin ata që fare nuk punojnë?
“Jemi në muajin e katërt dhe ata që punojnë i marrin nga 100 euro, por ku mbesin qytetarët që nuk punojnë, ku janë ata që s’janë në punë as privat as publik? Çka bëjnë në muajin tjetër, qeveria ose duhet me rritë pagën ose të bëjë bazën e pagës minimale ose të krijojë vende të reja të punës”, ka thënë Beqa.