Lajme

Halil Geci flet për LDK-në, tregon kush tentoi ta rrënojë nga brenda! A do t’i fitojë zgjedhjet kjo parti – ja si përgjigjet ai?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:33 / 14 May 2024

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se LDK-ja me “Rrugën e re”, do të mbijetojë por nuk do të fitojë në zgjedhje.

Ai thotë se, programi i vjetër i LDK-së, i ndërtuar nga bota akademike dhe nga Ibrahim Rugova nuk funksionoi për botën e krimit të “Isës dhe Hashimit”.

Geci vlerëson se, LDK dhe programi i saj i ndërtuar dhe i prirë nga bota akademike, ishte pishtare që ndriçoi rrugën nëpër të cilën duhej kaluar Kosova për të ardhur deri te liria.

“Kjo ishte rruga e vetme dhe  e garantuar nga miqtë e Ibrahim Rugovës. Amerika, çdo devijim i saj nga kjo rrugë dhe program, do të ishte katastrofë për mbarë Kosovën. Pikërisht kjo ishte arsyeja pse LDK luftohej nga të gjitha frontet, si nga Serbia dhe vazalët e saj Marksistë, Leninistë dhe Enveristët e Kosovës, të cilët e quanin Rugovën si njeri të shitur të imperializmit Amerikan të cilët kanë për qëllim që ta zhbëjnë Kosovën”, potencon Geci.

Ai shton se LDK luftohej edhe nga ziliçarët e brendshëm që në atë kohë nuk ua mbante t’i prinin proceseve të diktuara nga Amerika.

“Përpjekjet e këtyre mercenarëve për ta shkatërruar LDK-në derisa ishte gjallë Rugova, ishin më se të kota, edhe pse të tillët tentonin që t’i hynin kalasë (LDK-së) nga brenda, për ta shkatërruar LDK-në dhe Ibrahim Rugovën. Përpjekjet e tyre ishin të kota ngase Ibrahim Rugova e kishte popullin mbrapa dhe tentimet e tyre i mbante në (g.. të…) dhe i hedhte në koshin e plehrave ruso-serbe…”, thotë Geci.

Sipas tij, “devijimi i rrugëtimit ndodhi me ardhjen e bashkëpunëtorit të Rrahman Morinës, të cilin e sollën shërbimet me tupana për të cilin kishin investuar shërbimet antikshqiptare, me qëllim që t’ia servojnë polarit në prehër LDK-në, e në fakt ashtu edhe ndodhi”

“Sot nuk është çudi që rruga e re e Lumit  ishte përpjekja e ma hershme e të lartpërmendurve më lart – për ta zhbërë Kosovën. Kësaj rruge deri dje të pa emër, kurse sot e mori emrin rrugë e re, rrugë kjo që dje e miratoj Zajednicën, me ekstraterritoret dhe shumë marrëveshje të tjera, të dëmshme, e sotë po të njëjtit po kërkojnë të kthehen në pushtet dhe t’i zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara dhe të miratuar në Parlament. Kjo është fytyra e sotit e LDK-së”, përfundon Halil Geci.

Ko se jeseni zrak ohladi, mi zadišijo jedi iz pečice, pripravljene iz preprostih sezonskih sestavin. Njihov okus in hranilnost sta vredna podrobnejše pozornosti. Boljše kot kuhanje ali pečenje: cvetačne palačinke Na prvi pogled je priprava takšnih jedi videti skoraj preprosta, a prav majhne podrobnosti naredijo veliko razliko. Izberite sveže sestavine, dodajte malo domišljije in uživajte v vsakem grižljaju.