Lajme

Halil Geci: Ja pse u v.ra strategu i luftës në Tiranë, tregon kush kërkoi njerëz me pagesë për të vra.rë Rugovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:39 / 23 July 2022

Në rrëfimin e veprimtarit të LDK-së, Halil Gecit, vazhdojmë ku ai flet për vra.sjet politike në Kosovë.

Gjithashtu Geci ka folur edhe për v.rasjen në Tiranë të Ministrit Ahmet Krasniqit.

“Vr.asja e Ministrit të Mbrojtjes por edhe të tjerë bashkëkombëseve ishte interes i Serbisë, qëllimi ishte që të vritet midis Tirane ministri i Mbrojtjes e të mos lejohet të futet strategu i luftës në Kosovë, e Kosova të luftoi bashkim-buzukqe kjo ishte njëra nga arsyet, por ka edhe të tjera arsye,me prapavija të dukshme përvetësimi i luftës nga LPK-ja që njihet si parti e brigadave të kuqe si dhe për spiunët e saj të lidhur me Serbinë”, thotë Geci.

Geci ka folur edhe për presidentin historik Ibrahim Rugova.

“Për të folur për Rugovën duhet të jesh i kalibrit të ti, megjithatë do të mundohem të përgjigjëm. Ibrahim Rugova ishte një intelektual i madh i letrave shqipe, një strateg që ka ditë ku të rreshtohet, ishte i lindur nga vetë Perëndia me orientime pro perëndimore pro Romë pro Bruksel dhe pro Amerikë që me urtësinë e tij dhe mendjen e mprehtë ka zgjedhur rrugën andej nga vjen Liria, ishte një nacionalist i urtë dhe i pa thyeshëm. Për të lindur një figurë si Ibrahim Rugova duhet te presim me shekuj”, vlerëson Geci.

Ai shprehet se Ibrahim Rugovën e shajnë ata që nuk din gjë për të dhe ata që nuk e kanë njohur.

“Disa nga intelektualet e shajnë nga inatet personale, ngase formimi i tij si njeri i letrave i urtë fjalë pak e punë shumë e kanë xhelozuar madhështinë e tij, si Qosja edhe disa të tjerë. Pastaj në kohën kur Rugova e ka marrur përgjegjësin politike mbi Kosovën kanë qenë kohë të vështira për ta bartur atë projekt aq të madh pavarësinë e Kosovës, Qosjes dhe shumë të tjerëve nuk ua ka mbajtur prapanica te ju prijnë proceseve ngase në atë kohë ka qenë shumë të vështira,ka qenë e mundur të i ndodhë ndonjë e keqe atij dhe familjes së tij”, shton ai.

Geci thotë se, Rugova nuk ka shkuar me dëshirë në Beograd gjatë luftës, ishte i detyruar me dhunë pasi Millosheviqi donte ta digjte figurën e tij para popullit, kinse ka ardhur me dëshirë dhe po kërkon ndalimin e bombardimeve nga NATO.

“Pastaj disa nga spiunet e Millosheviqit që ishin veshur si çlirimtar thonin para e vr.asim Rugovën se sa Millosheviqin, ata që më vonë i bënë edhe atentat, dhe ja vranë disa nga bashkëpunëtorët e tij si Xhemajl Mustafën, Enver Maloku, Ukë Bytyqin, Smajl Hajdarin, Tahir Zemajn, Hasan Zemajn, truprojën e Presidentit Besim Dajakun, Shaban Manajn.. I vranë dhe ja plagosen një numër shumë të madh, aktivistesh dhe luftëtarësh të cilët vriteshin vetëm me ja përmendur emrin Rugovë. Këtë më së miri e ka shpjeguar Adnan Merovci në librat e tij, si dhe gazetarja gjermane që ka qenë prezentë në shtëpinë e Rugovës dhe u bë kinse është grua e shtëpisë, dhe kjo gazetare e shpjegon fort mirë, ku ka qenë prezente gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij nga forcat speciale Serbe dhe detyrimit të dhunshëm të Rugovës për në Beograd. Këta që dje e quanin Rugovën tradhtar sot puthen dhe bëjnë biznese me ata që nuk kanë lanë gjë pa bërë mbi këtë popull dhe mbi këtë dhe…! Pra Rugova ishte ai që thoshte se pa Amerikën nuk ka ardhmëri Kosova as Shqipëria”, thekson Geci.