11:26 / 22 August 2022
Halil Geci ka treguar se përse ai dhe vëllezërit e tij kanë qëndruar prapa Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Ai ka thenë se ata kanë menduar se me Ibrahim Rugovën bëhet shteti i Kosovës dhe se për një gjë të tillë nuk kanë gabuar.
“Ne kemi menduar se me Ibrahim Rugovën bohet shteti dhe nuk kemi gabuar, i kemi bajtur ato barrë aq të rënda dhe ende jemi në atë mendim. Të gjithë pasardhësit e Ibrahim Rugovës e kanë devijuar rrugën. E kanë devijuar rrugën dhe nuk e kanë përcjellur programin e LDK-së. Një program i cili që ka qenë i rrallë në këtë vend”, tha Geci.
Gjithashtu ka treguar arsyen se përse ata kanë qendruar prapa personave të cilët kanë qenë të shkolluar.