Lajme

Halil Matoshi: Albini e Naiti nuk e kanë ulë kokën asnjëherë përkundër dhunës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:20 / 22 May 2024

Gazetari dhe publicisti Halil Matoshi ka rrëfyer kohën kur ishte në burgun e Lipjanit dhe më pas në atë të Serbisë gjatë kohës së luftës.

Matoshi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka rrëfyer momentin se si ishte takuar në burg me Albin Kurtin.

“Dimri ka qenë në ’99-2000 shumë i ftoft, ka qenë diku – 15 gradë celsius. Na dërguan të gjithë të burgosurit me u la pa tesha, cullak…, aty e kam takuar Albinin dhe natyrisht kemi pas mundësi që nga afër t’i ndërrojmë pak fjalë. I tregova që babin e tij Zajmin dhe Ariantin i kanë liruar, sepse ata i liruan ndërkohë dhe janë kthyer për Prishtinë. Më pyeti për Isa Kastratin sepse unë meqë kisha qenë në malet e Gollakut ku Isa Kastrati është vrarë dëshmorë dhe i tregova që ka rënë dëshmorë në luftime, e ndjeu dhimbjen natyrisht, ngase vetëm për atë njeri më ka pyetur kështu direkt”, ka thënë Matoshi

Ai tutje ka thënë se Albini e Naiti se kane ulë kokën asnjëherë përkundër dhunës.

“Nait Hasanin e kam parë te dytë pa asnjë mëdyshje guximtar. Ne gjithë e kemi pas urdhrin me ulë kokën kur na dërgojshin me na marrë në pyetje dhe ti mbledhim duart nga prapa, Naitin dhe Albinin e kam parë as kokën nuk e kanë ulë asnjëherë edhe përkundër urdhrave edhe përkundër që i goditshin me shkopinjtë e gomës dhe sharjeve që kanë marrë”, ka pohuar Matoshi.