Lajme

Humolli: Qeveria të kërkojë nga ndërkombëtarët që mos të koordinohen me Serbinë kundër Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:19 / 22 May 2024

Gjatë ditës së djeshme, policia dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë zhvilluar një aksion ku janë mbyllur gjashtë filiale të Bankës Postare Kursimore në veri.

Aty janë konfiskuar një shumë e konsiderueshme e parave në mesin e tyre 1.6 milionë euro dhe mbi 74 milionë dinarë, që bëjnë rreth 638 mijë euro.

Ky operacion policor ngjalli reagime tek faktori ndërkombëtar, që këtë zhvillim e quajtën të pakoordinuar.

Ish-deputeti, Fatmir Humolli, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se qeveria duhet të kërkojë që mos të koordinohen ndërkombëtarët me Serbinë kundër Kosovës, ata duhet të deklarohen se a kanë rregulla të njëjta për të gjithë apo vetëm për Kosovën.

“Qeveria duhet të kërkojë që mos të koordinohen ndërkombtarët me Serbinë kundër Kosovës. Ndërkombëtarët duhet të deklarohen se a kanë rregulla të njëjta për të gjithë apo vetëm për Kosovën”, tha ai.

Tutje, deputeti thekson se qeveria duhet të koordinohet vetëm me faktorin shqiptar, pastaj së dyti me miqtë ndërkombëtarë.

“Nese janë me Serbinë, le te deklarohen. Le ta dijë populli ynë saktë. Qeveria duhet me u kordinu vetëm me faktorin shqiptar, së dyti me miqtë tanë ndërkombëtarë”, përfundoi Humolli për Gazeta Blic.

on conseille souvent le maïs au frais le secret du merlu tomate-soja la plupart coupent les pommes trop les amis recommandent cette le cuivre ne verdit courgettes égouttées ou cuisson L'oignon sèche vraiment en poudre au four Au frigo, pain de dinde aux légumes aubergines et tomates rôties sans jus en apparence, dompter les haricots rouges bien égoutter la farce aux cerises En hiver, pâtes oignon-parmesan crémeuses une salade prête en 20 minutes les amis cuisson ou tamisage pour lisser la sauce Four ou déshydrateur : prunes conservées comment transformer le sarrasin oublier l'ail dans cette salade le rinçage rapide du quand l'ajika épaissit, recette et conservation