Lajme

Haliti befason: Aksioni policor ku u vr.a Enver Zymberi ishte pakoordinim me aleatët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:04 / 8 September 2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar deklaratën e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se Policia e Kosovës dhe FSK-ja duhet të konsultohen me KFOR-in rreth çdo aksioni që mund të ndikojnë në mjedisin e sigurisë.

Haliti iu ka kthyer aksionit të policisë në veri të Kosovës më 2011, në rastin e vrasjes së policit, Enver Zymberi, për të treguar se aksioni i atëhershëm kishte qenë i pakoordinuar me ndërkombëtarët.

Tutje, ai tha se se duhet të jemi kooperativë, dhe të mos qesim ‘petulla në ujë’.

“E kemi pasur një përvojë të keqe në të kaluarën, kur i kemi nisur forcat speciale në veri në aksion, dhe në kthim e sipër, dua ta them publikisht, policinë e Kosovës e ka shpëtuar ambasadori i ShBA-së, sepse kanë rënë në pritë, kanë qenë në rreziqe shumë, shumë të mëdha. Ka qenë aksioni ku është vrarë polici Zymberi në aksion, të cilin ne e kemi shpallur hero. Duhet të jemi kooperativë, dhe të mos qesim ‘petulla në ujë’, se a e kemi të shkruar a jo. Marrëveshjet politike me bashkësinë ndërkombëtare nuk shkruhen në Kushtetutë, dhe nëse KFOR-i kërkon diçka prej nesh, ajo nuk është kategori kushtetuese por duhet të zbatohet”.

“Aksioni i atëhershëm ka qenë plotësisht i pakoordinuar me aleatët”, tha Haliti, për aksionin në veri, ku mbeti i vrarë polici Enver Zymberi.

Après une longue journée, on improvise souvent un repas simple. Les meilleures recettes méritent d'être explorées plus en détail. dans l'assiette, un stroganoff fondant Quand les premiers froids arrivent, cette inspiration trouve naturellement sa place sur les cartes des restaurants et dans les cafés. Quelques produits de saison suffisent pour créer des recettes réconfortantes, simples à préparer et faciles à renouveler.