Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, ish-deputeti Xhavit Haliti ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke theksuar se situata ishte e pritshme për shkak të mungesës së kompromisit mes partive, raporton GazetaBlic.
Haliti në një intervistë për GazetaBlic, thotë se kjo ka qenë e ditur që do të ndodh për shkak të kryeneqësisë së Kurtit për të mos pranuar koalicion pas zgjedhjeve dhe rreth çështjes së presidentit që siç thotë ai u përpoq makismalisht me deklarime që të mos e zgjedh presidentin.
“Ishte dicka e pritshme, është mirë që nuk u bën veprime përmes së cilave duhet me shku në Gjykatë Kushtetuese dhe me pas ankimime nga palët. Është ditë që kjo mund të ndodh për shkak edhe të kryeneqësisë së Albin Kurtit për të mos pranu as koalicion pas zgjedhjeve dhe tani për presidentin u pa që u përpoq maksimalisht me deklarime për të mos e zgjedh presidentin dhe kjo përfundoi me këtë situatë”, tha ai.
Tutje ai shton se Kurti ka pas mundësi shtesë më të madhe sesa opozita që mos ta dërgoj Kosovën në zgjedhje.
Haliti thekson se Kurti në vazhdimësi ka treguar një mosbesim ndaj opozitës dhe emrave të cilët kanë qenë të mundshëm për kandidat.
“Tani unë nuk e besoj që Kurtit i takon me thënë që ai është fajtor, Kurti ka pas një mundësi shtesë më të madhe se opozita për mos me qu Kosovën në zgjedhje, sepse ka pas 51% të votave dhe ka mujt me bë ofertën jo të dyshimt por një ofertë e cila do të krijonte një koalicion të qëndrueshëm, spo them me kënd sepse po besoj që edhe partitë në përgjithësi luftojnë për pushtet dhe pasja e një pjese të pushtetit në menaxhim për të gjitha partitë që kanë pas më pak vota do të ishte e mirëseardhur por oferta do duhej të bëhej nga Kurti. Tani ky ka tregu në vazhdimësi një mosbesim ndaj opozitës, ndaj emrave të cilët kanë qenë të mundshëm për të qenë kandidat dhe përfundoi si cështje duke sabotu të gjitha partitë opozitare parlamentin dhe duke mos pas numrin e votave të cilat e përbënin atë korimin ose me i pas 80 deputet në sallë”, theksoi ai.
Ai tregon se kanë munguar ofertat joshëse për partitë politike, ku thotë se në rast se do të kishte vendi nuk do të shkonte në zgjedhje.
“Nuk mundet ai me akuzu opozitën sepse opozita nuk e ka pas luksin për me lut dikë për me hy në koalicon, por detyrimisht që Albini është dashtë me i bë ofertat e tij të cilat do të ishin joshëse për partitë politike dhe Kosova nuk do të shkonte në zgjedhje”, përfundoi Haliti për GazetaBlic.